Akt heroik në Suedi: Dy shqiptar shpëtojnë jetën e një personi!
Zbuloni detajet e një historie në Suedi ku dy shqiptar tregojnë guxim dhe humanizëm duke shpëtuar jetën e një personi të panjohur.
LAJME
2/27/2024


Një akt heroik ka ndodhur në Suedi nga dy shqiptar që kanë shpëtuar jetën e një personi. Kjo ngjarje tregon se vlerat e solidaritetit dhe humanizmit të njerëzve tanë nuk kanë kufij.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Värnamo, ku një burrë i cili ka qenë në ndikimin e alkoolit ka rënë në lumin Lagan. Situata ishte e rrezikshme dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme ndërsa djemtë nga Kosova nuk ngurruan për asnjë sekondë të shpëtonin një jetë.
- "Nëse nuk do të kishim qenë ne, personi nuk do të mund të dilte", thotë me bindje Gjelal Mulaj, sigurimi dhe punonjës i komunës.
- "Ndihemi krenarë që mundëm të shpëtonim një jetë. Kemi punuar disa vite në këtë profesion dhe duam të ndihmojmë njerëzit në situata të ndryshme”, thotë Aziz Berisha, i cili gjithashtu u bë pjesë e aktit human.
Ky akt heroik ka sjellë lavdime dhe respekt të madh për Gjelalin dhe Azizin, në të gjithë vendin. Mediat kanë raportuar për këtë ngjarje dhe janë mbushur me lajme për këtë akt të jashtëzakonshëm të tyre. Ata janë shpallur hero të ditës dhe janë lavdëruar për guximin dhe vullnetin e tyre për të ndihmuar një person të panjohur.
Kjo ngjarje tregon se nuk ka rëndësi prej ku jemi dhe se solidariteti dhe humanizmi janë vlera që duhet të jenë të pranishme në çdo shoqëri. Dy shqiptarët kanë treguar se nuk ka kufi për të ndihmuar një person të nevojshëm, edhe në një vend të huaj. Është një shembull i mirë për të gjithë ata që ndihen të shtyrë të ndihmojnë dhe të bëjnë të mira për të tjerët. Në një vend ku shpeshherë dëgjojmë për ngjarje negative dhe të dhunshme, ky akt heroik na kujton se ka ende shumë mirësi mes nesh.
Të gjithë duhet t'i përgëzojmë dhe t'i nderojmë dy heronjtë për veprimin e tyre të jashtëzakonshëm. Ata kanë treguar se një akt i mirësisë mund të ndryshojë jetën e një personi dhe të frymëzojë shumë të tjerë. Këto vlera janë thelbësore për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë ne. Krenar për ju Gjelal dhe Aziz!