Jasir Asani do të kthehet aty ku e larguan si të padëshiruar

Në prag të ndeshjes Suedi - Shqipëri emocione të veçanta do të ketë për futbollistin e kombëtares Jasir Asani i cili do të jetë në stadiumin e ish ekipit të tij AIK.

SPORTLAJME

3/16/20241 min read

Në listën e përzedhjes së trajnerit Sylvinho për miqësoret e marsit nuk mund të mungonte protagonisti i kualifikuesve të Shqipërisë në Europian, shkupjani Jasir Asani. Futbollisti i njohur shqiptar, do të kthehet në stadiumin Friends Arena në Stokholm ku edhe luajti përgjatë vitit 2020 me ekipin e AIK. Nuk mundi të lërë dot gjurmë në Suedi edhe pse në 7 prezenca në Allsvenskan dhe në Kupë arriti të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 2 asist.

Largimi nga AIK nuk ka qenë i lehtë pasi edhe pse qëndroi për një periudhë të shkurtër kohore në Suedi arriti që të krijonte një lidhje të fortë me klubin dhe tifozët. Largimi ishte për disa arsye që nuk i përshtaten ekipit. Megjithatë, edhe pse i zhgënjyer për situatën që kaloi, Asani ishte i vendosur për të vazhduar karrierën e tij futbollistike dhe për të shkëlqyer me ekipe të tjera. Arriti ti tregoj botës se sa shumë vlen me supergolat e tij me fanellën kuqezi dhe duket se ka ende shumë për të dhënë.

Kthimi i Asanit në Friends Arena është një moment i rëndësishëm për të. Ai do të përballet tashmë me ekipin përfaqësues të Suedisë dhe do të ketë mundësinë të shfaqi aftësitë e tij para tifozëve të tij të vjetër. Një mundësi për të treguar se sa shumë është rritur si futbollist që nga largimi i tij nga Stokholmi.

Atmosferë e paharrueshme premtohet me 25 mars. Me shpresën që Asani do të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje, tifozët shqiptar janë të gatshëm për të mbështetur ekipin dhe për të festuar një fitore të madhe në Stokholm. Një gol i Jasirit nuk do të ndizte vetëm zemrat tona por do ti tregonte gjithashtu suedezve se sa shumë gabuan që e larguan yllin më të shndritshëm të kombëtares sonë.