Numri i shqiptarëve që jetojnë në Suedi

Në këtë artikull do të gjeni informacion mbi numrin e individëve me prejardhje shqiptare sipas zyrës qëndrore të statistikave të Suedisë (SCB).

LAJME

11/10/20231 min read

Sa shqiptarë jetojnë në Suedi
Sa shqiptarë jetojnë në Suedi

Sipas të dhënave të Zyrës Qëndrore të Statistikave të Suedisë (SCB), në Suedi ka pasur 105,594 persona me prejardhje shqiptare deri më 31 dhjetor 2022. Kjo përfaqëson 1.3 për qind të popullsisë totale të Suedisë. Nga ky numër, 60,992 janë meshkuj dhe 44,602 janë femra. Mosha mesatare e tyre është 36.5 vjeç. Shqiptarët janë përqendruar kryesisht në zonat metropolitane të Suedisë, veçanërisht në Stokholm, Goteborg dhe Malmö. Numri i shqiptarëve në Suedi ka rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Kjo rritje kryesisht është rezultat i trazirave politike në Ballkan dhe faktorëve ekonomikë. Shumë prej tyre kanë ardhur në Suedi për të punuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë suedeze, siç janë ndërtimi, kujdesi shëndetësor, restorante etj.

Shifrat janë rezultat i hulumtimeve dhe vlerësimeve të disa ekspertëve por për shumë arsye të ndryshme nuk mund të thuhet se është preçize. Ekziston mundësia që numri të vazhdojë të rritet edhe në vitet në vijim. Kjo për shkak se Shqipëria dhe Kosova janë vende me popullsi të re dhe me një nivel të lartë të papunësisë. Prandaj, shumë shqiptarë zgjedhin Suedinë si destinacion për të gjetur punë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë.