Panairi i rekrutimit në Malmö - Mundësi për punë në Suedinë jugore

Po kërkoni një punë në Suedinë jugore? Atëherë mos e humbisni mundësinë për t'u takuar drejtpërdrejt me punëdhënësit në panairin e rekrutimit në zyrat e Arbetsförmedlingen në Malmö më 14 shkurt.

PUNËSIMILAJME

2/12/2024

Nëse po kërkoni një punë në Suedinë jugore, panairi i rekrutimit është një mundësi që ju nuk duhet ta humbisni. Me qindra vende pune të disponueshme. Ky është një rast i shkëlqyeshëm për t'u takuar drejtpërdrejt me punëdhënësit dhe për të bërë një impresion të parë të fortë.

Përveç mundësisë për të aplikuar për vende të lira, ju gjithashtu keni mundësinë për të marrë informacion më të hollësishëm rreth kompanive që po punësojnë dhe për të bërë pyetje të drejtpërdrejta punëdhënësve. Kjo mund të jetë dita juaj për të zbuluar më shumë rreth kulturës së punës dhe mundësive të zhvillimit të karrierës në Suedinë jugore.

Shumë punë për të aplikuar, në shumë industri që mund të ju interesojnë. Në kujdes social, butik, hoteleri, transport, montim, administrim, e shumë të tjera, thotë Tina Hasselström e cila është e angazhuar në mbarëvajtjen e organizimit.

Gjatë panairit të rekrutimit në Malmö, ju keni mundësinë për të paraqitur CV-në tuaj, të zhvilloni kontakte të reja dhe të bëni një përshtypje të fortë tek ata që ofrojne punë. Është e rëndësishme të jeni të përgatitur për të takuar punëdhënësit dhe të keni një ide të qartë rreth aftësive tuaja dhe asaj që mund të ofroni.

E mërkurë, 14 shkurt ora 10:00-13:00 në zyrat e Arbetsförmedlingen: Föreningsgatan 35, Malmö. Për të gjithë ju që po mendoni të merrni pjesë përpiquni të mbërrini në kohë pasi mund të ketë rradhë në hyrje.