Podujeva dhe Ericsson bashkohen nën emrin e Florijeta Mulollit
Suksesi i një vajze rritur në Suedi, me origjinë nga Podujeva shembull frymëzues për të gjithë femrat.
PUNËSIMILAJME
3/8/2024


33 vite më parë, në fshatin Shajkoc të Podujevës do të vinte në jetë një vajzë e cila sot bën krenare të gjithë komunitetion tonë me arritjet e saj. Inxhiniere dhe këshilltare e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv në kompaninë e njohur suedeze Ericsson që ka evoluar në një lider global në industrinë e telekomunikacionit me rreth 100.000 të punësuar dhe prezente në më tepër se 180 shtete në mbarë botën. Vinte nga Kosova kur ishte vetëm 1-vjeçe së bashku me familjen e saj dhe u rrit në zona të ndryshme të Suedisë si Värmland, Kristinehamn, Årjäng dhe Arvika. Me ëndrra të shumta për të ardhmen tregoi që në moshë të vogël se ishte e talentuar dhe kishte vendosmërinë dhe motivimin e duhur për të arritur sukses.
Inxhinieria e telekomunikacionit është një fushë e rëndësishme në kohët moderne. Me zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e përdorimit të internetit, kërkesa për të diplomuar në këtë fushë është rritur shumë. Ericsson është një nga kompanitë kryesore në fushën e telekomunikacionit dhe ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit të internetit në të gjithë botën. Pionere në shumë zhvillime teknologjike, duke përfshirë telefonin e parë, sistemet e ndërrimit telefonik dhe më vonë në sistemet celularë dhe telefonat mobil. Ericsson është sot e zgjeruar ndërkombëtarisht, me fabrika dhe zyra në vende të ndryshme dhe duke kontribuar në revolucion teknologjik. Menaxhon rrjete që përpunojnë 40% të të dhënave të botës dhe vazhdon të jetë një forcë udhëheqëse në inovacion.
Podujeva mund të krenohet me vajzën, po aq sa ajo krenohet me origjinën e saj. Florijeta Mulolli është një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë tanë që dëshirojnë të ndjekin karrierën e tyre në fushën e inxhinierisë së telekomunikacionit. Udhëheqëse e shkëlqyer projektesh të ndryshme në nivel ndërkombëtar për kompaninë e njohur suedeze. Energjike dhe me shumë vetëbesim. Ajo ka treguar se me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, është e mundur të arrish suksesin në këtë fushë me perspektivë të madhe për të ardhmen. Rugëtim i vështirë por puna e saj në Ericsson ka qenë shumë e suksesshme dhe ka kontribuar në zhvillimin e strategjive inovative të kompanisë.
Florijeta ka qenë në këtë pozicion pune për një kohë të gjatë por vendosëm ta sjellim sot në vëmendje duke uruar të jetë një model inspirimi për të gjitha femrat që duan të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të realizojnë sukses në fusha të ndryshme të jetës. Është gjithmonë e gatshme të ndihmojë dhe të ofrojë zgjidhje të zgjuara për çdo sfidë që i paraqitet. Përveç aftësive të saj të jashtëzakonshme, ajo gjithashtu ka një personalitet të shkëlqyeshëm dhe është e dashur dhe respektuar nga të gjithë. Historia e saj na tregon se nuk duhet të dorëzohemi kurrë dhe se çdo gjë është e mundur.