Revoltë popullore: Suedezët kundër deportimit të 9-vjeçares Lisa në Shqipëri
Të premten në Stokholm priten protesta kundër vendimit për të deportuar 9-vjeçaren Lisa në Shqipëri. ''Shoqëria duhet të mbrojë fëmijet! Lisa duhet të qëndroj në Suedi, çdo gjë tjetër është e paimagjinueshme''
LAJMEMIGRACIONI
3/17/2024


Një revoltë popullore ka shpërthyer në rrjet pas vendimit përfundimtar të gjykatës së apelit për të deportuar Lisën, një fëmijë 9-vjeç në Shqipëri. Është refuzuar për të adoptimi tek familja suedeze që i qëndroi pranë, për kaq vite vajzës, e cila u braktis nga një nënë shqiptare në pamundësi për të rritur atë. Vlerësimi ishte se birësimi nuk është në interesin më të mirë të fëmijës, pavarësisht se vajza jeton me familjen suedeze që nga viti 2020 dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me nënën e saj biologjike. Çka do të thotë se tashmë rrezikohet deportimi dhe vendosja në një jetimore në Tiranë. Vendimi ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e popullatës suedeze, duke rezultuar në thirrje për protesta.
Popullata suedeze është shqetësuar thellësisht për fatin e Lisës dhe vendimin për ta deportuar. Sipas tyre, në Shqipëri ajo do të përballet me kushte të papërshtatshme dhe me vështirësi të mëdha në integrimin e shoqërisë shqiptare pasi mund të flasë vetëm suedisht dhe atje nuk ka askënd që mund ti qëndroj pranë. Ata besojnë se ka alternativa të tjera për të mbrojtur vajzën dhe për të lejuar atë të qëndrojë në vendin ku ku u rrit dhe ka jetuar për shumë vite. Shumë njerëz besojnë se vendimi për të deportuar Lisën është shembulli më i keq i politikave të rrepta të migracionit që po ndiqen në vend në lidhje me fëmijet. Ata kërkojnë që qeveria të dëgjojë zërin e tyre dhe të angazhohet në gjetjen e zgjidhjeve humane për të drejtat e fëmijëve.
Revolta popullore kundër deportimit të Lisës në Shqipëri ka treguar fuqinë e zërit të popullatës suedeze dhe vendosmërinë e tyre për të luftuar për drejtësi dhe respektimin e të drejtave themelore të fëmijëve. Është e rëndësishme të dëgjohet kërkesa e tyre e drejtë që përputhet me vlerat dhe parimet e shoqërisë.
Shpresojmë të shohim shumë njerëz në protestën e 22 marsit në orën 13:30 në sheshin Gustav Adolfs në Stokholm me një tubim në të njëjtin shesh që nis nga ora 13:00. Beteja zgjat deri në arritjen e qëllimit tonë. Lisa duhet të qëndrojë në Suedi!