Reagime të ashpra në Suedi për vendimin e deportimit të 9 vjeçares, Lisa - Asylrättscentrum kritika Migrationsverket
Vendimi për të deportuar një vajzë 9-vjeçare, Lisa, ka shkaktuar debate të ashpra dhe kritika ndaj Migrationsverket, agjencisë shtetërore për emigracionin.
MIGRACIONILAJME
1/28/2024
Lisa, 9-vjeçare është e lindur në Suedi dhe prej pesë vitesh jeton me një familje suedeze. Por tani ajo do të deportohet në një jetimore në Shqipëri, edhe pse kujdestaria e saj është në familjen Backström e cila përbëhet nga Hans dhe Paulina të ndodhur në një zonë në daljë të Lindköping. Vajza mund të flasë vetëm suedisht por përpos kësaj duket se Migrationsverket tashmë e ka marrë vendimin për të deportuar në nje jetimore në Shqipëri fëmijën vetëm 9 vjeç.
Agjencia Suedeze e Migracionit thotë se nuk ka asnjë arsye që Lisa të qëndrojë në Suedi.
-Është shtetase shqiptare dhe legjislacioni nuk është krijuar që të gjithë fëmijët të mund të qëndrojnë në Suedi. Ne gjithmonë kujdesemi për interesat më të mira të fëmijës.
Organizata Asylrättscentrum, një organizatë e specializuar në të drejtat e azilkërkuesve dhe migrantëve, ka kritikuar ashpër vendimin e Migrationsverket. Ata argumentojnë se vendimi për të deportuar një fëmijë, vetëm 9 vjeç është i papranueshëm dhe shkel të drejtat themelore të fëmijës. Ata theksojnë se vendimi për të deportuar Lisën është në kundërshtim me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, e cila ka për qëllim të mbrojë të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve në të gjithë botën.
- Në këtë rast, e kam të vështirë të shoh se si janë marrë parasysh interesat më të mira të fëmijës, thotë Louise Dane, avokate në Qendrën për të Drejtat e Azilit (Asylrättscentrum). Është e çuditshme sesi mund të merret një vendim për një fëmijë vetëm 9 vjeç pa e takuar asnjëherë atë apo familjen që përkujdeset për të. Është kaq shumë e vështirë për të kuptuar se çfarë është marrë parasysh në vlerësim dhe pse është arritur në përfundimin se gjëja më e mirë është që ajo të jetë në Shqipëri.
Migrationsverket, nga ana tjetër, mbrohet duke thënë se vendimi për të deportuar Lisën është i bazuar në rregulloret dhe politikat e emigracionit të vendit. Ata theksojnë se ata aplikojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të barabartë për të gjithë azilkërkuesit dhe emigrantët, dhe vendimet e tyre janë të bazuar në kriteret e përcaktuara.
Debati rreth vendimit për të deportuar një vajzë të vogël vazhdon prej disa ditësh dhe në fakt tregon sfidat dhe dilemat që Suedia duhet të përballet në lidhje me politikat e emigracionit. Ndërsa ka nevojë për rregulla dhe kufizime për të kontrolluar fluksin e emigrantëve, është gjithashtu e rëndësishme të respektohen të drejtat themelore të njeriut dhe të mbrohet mirëqenia e fëmijëve të cilët kanë arritur në vendet europiane për të kërkuar strehim dhe mbrojtje.
Në fund të fundit, është nevoja për një debat të hollësishëm dhe të përgjegjshëm për të gjetur një balancë midis politikave të emigracionit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Një gjë është e sigurtë: vendimet për të deportuar fëmijët duhet të merren me kujdes dhe të bazohen në kriteret dhe rregulloret që respektojnë mirëqenien dhe të drejtat e tyre.